Britania: Rusia ka filluar të përdorë dronët kamikazë iraniane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Inteligjenca britanike deklaroi se Rusia ka filluar të vendosë në përdorim dronët kamikazë.

“Rusia pothuajse me siguri ka filluar vendosjen e dronëve kamikazë  bazuar në modelet Shahed iraniane”, deklaroi Inteligjenca britanike. 


Ata thanë se forcat ruse kanë importuar sisteme të prodhuara nga iranianët që nga shtatori i vitit të kaluar. 

Inteligjenca britanike thanë se dronët kamikazë që do të përdoren në konflikt ndoshta do të lejojë Rusinë të ketë një furnizim më të besueshëm të dronëve.

“Rusia ndoshta synon të jetë e vetë-mjaftueshme në muajt e ardhshëm për sa i përket prodhimit të dronëve, por ndërkohë ajo duhet të vazhdojë të mbështetet në komponentët dhe armët që vijnë nga Irani”, thanë ata.

Share This Article