ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE? 16 hours ago
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin 16 hours ago
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat 17 hours ago
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën 17 hours ago
EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe dr*gë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli 17 hours ago
Next
Prev
Home UK

Britania vendos karantinë të detyrueshme në hotele në kuadër të masave kundër Covid-19

albnews by albnews
5 February, 2021
in UK
0
Britania vendos karantinë të detyrueshme në hotele në kuadër të masave kundër Covid-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtetasit e Britanisë së Madhe që kthehen nga vendet e vendosura në “listën e kuqe” të qeverisë nga 15 shkurti do të duhet të qëndrojnë në karantinë në hotele në kuadër të masave për të frenuar koronavirusin e ri (COVID-19). 

Vetë-izolimi për qytetarët dhe shtetasit që kthehen në Britaninë e Madhe nga Amerika e Jugut, Afrika Jugore, Portugalia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të jetë i detyrueshëm për 10 ditë.

RelatedPosts

Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe dr*gë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli

Duka i Marlborough akuzohet për mbytje

Pasagjerët që kthehen do të vendosen në hotelet e miratuara nga qeveria dhe ata do të paguajnë koston e qëndrimit nga të ardhurat e tyre.

Politika e re, e njoftuar për herë të parë nga kryeministri Boris Johnson muajin e kaluar, synon të ndalojë rrjedhën e llojeve të reja të koronavirusit në vend, i cili tashmë ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve në Europë.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, sipas një zëdhënësi të këtij Departamenti, është duke punuar me një ritëm të shpejtë për të filluar karantinën e menaxhuar për shtetasit britanikë që kthehen në shtëpi nga vendet më të rrezikshme.

“Përballë llojeve të reja është e rëndësishme që qeveria të vazhdojë të ndërmarrë hapat e nevojshme për të mbrojtur njerëzit dhe për të shpëtuar jetë”, theksoi zëdhënësi.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock do të mbikëqyrë politikën e re të karantinës.

Hotelet e karantinës do të zgjidhen midis hoteleve pranë aeroporteve dhe porteve detare në Londër, Birmingham, Bristol, Manchester, Edinburg, Glasgow dhe Aberdeen.

Sipas rregullave të reja në Britaninë e Madhe, të gjithë që mbërrijnë në vend duhet të izolohen për 10 ditë dhe duhet të plotësojnë një formular të lokalizimit të pasagjerëve, i cili është i disponueshëm në internet.

Personat që hyjnë në Angli po ashtu duhet të tregojnë një rezultat negativ të testit PCR jo më të vjetër se 72 orë.

Gjatë javës së fundit në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën mbi shtatë mijë persona nga COVID-19, përfshirë 915 viktima brenda ditës së fundit.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 110 250.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

17 December, 2025
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

17 December, 2025
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

17 December, 2025
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result