Ditë zie për basketbollin shqiptar.
Ndahet nga jeta në moshën 65 vjeçare Arben Fagu, ish-basketbollisti i njohur i kombëtares dhe i Partizanit.
Pasi la aktivitetin e luajtur, jetën ia kushtoi trajningut deri momentet e fundit kur drejtonte ekipin e meshkujve te Partizanit.
Fagu ka qenë ish-basketbollist i Partizanit, më pas trajner i kombëtares së Shqipërisë, si dhe trajner te Partizani, Dinamo, Studenti, Teuta dhe në fund edhe tek skuadra e Universitetit Amerikan të Tiranës.
Fagu është propozuar edhe si kryetar për Federatën Shqiptare të Basketbollit.
Arben Fagu është pinjoll i familljes se madhe Fagu, i biri i Besim Fagut një nga themeluesit e Klubit Partizani dhe vëllai i legjendës së koshit Agim Fagu.