Britaniku i dyshuar për spiunazh në Rusi u arrestua në Gjermani

albnews
By
1 Min Read

Një britanik është arrestuar në Gjermani nën dyshimet se ka spiunuar për Rusinë.

Prokurorët federalë gjerman kanë thënë se emri i tij është David S dhe ka punuar për Ambasadën e Britanisë së Madhe në Berlin.

Ai akuzohet se i ka dhënë dokumente inteligjencës ruse, “së paku njëherë” në shkëmbim të një shume parash, vlera e së cilës nuk dihet.

Ai është arrestuar në Potsdam jashtë Berlinit të martën, ndërkaq shtëpia e tij është kontrolluar.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Gjermani ka thënë se Berlini është duke e trajtuar shumë seriozisht këtë çështje duke thënë se “spiunimi nga një partner i ngushtë i aleancës në tokën gjermane është i papranueshëm”.

Arrestimi ka qenë rezultat i bashkëpunimit të hetimit mes Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Share This Article