Britney Spears jep lajmin e hidhur: Humba beben “mrekulli”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britney Spears dhe partneri i saj Sam Asghari kanë ndarë lajmin se këngëtarja e pop-it ka abortuar në fazat e hershme të shtatzënisë. Spears zbuloi se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e parë në prill, ndërsa këtë të shtunë ajo ndau lajmin e abortit.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë “mrekulli” në fazën e hershme të shtatzënisë. Ky është një moment i hidhur për çdo prind.”

“Ndoshta duhet të kishim pritur dhe ta njoftonim shtatzëninë më vonë, por ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë” ,shtoi ajo.

Share This Article