Broja shënon në fitoren dramatike të Southamptonit

albnews
By
1 Min Read

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja ka vazhduar me formë të lartë në Premier League.

Ai të mërkurën mbrëma shënoi gol për ta ndihmuar fitoren 3:2 të Southamptonit ndaj Totttenhamit. Ndeshja i takoi xhiros së 24-t të kampionatit anglez. Broja shënoi për 1:1 në minutën e 23-të.

Tottenhami kaloi në epërsi edhe prej 2:1, por Southamptoni shënoi në minutën e 79-të dhe 82-të për fitoren e madhe.

Broja tashmë i ka gjashtë gola në 19 paraqitje këtë edicion në kampionatin anglez.

Share This Article