BSH rrit normën bazë të interesit, Sejko: Rritja e çmimeve do të vijojë deri në vitin 2024

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banka e Shqipërisë rrit për herë të tretë brenda pak muajsh normën bazë të interesit. Guvernatori Sejko u shpreh se kriza është e pashmangshme dhe presionet inflacioniste po e rëndojnë ekonominë në vend.

Në projeksionet e bankës çmimet pritet të stabilizohen në vitin 2024.

Vrulli i rritjes së çmimeve nuk pritet të ndryshojë deri në vitin 2024. Ky është parashikimi që bën guvernatori I Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Kjo situatë e ka shtyrë bankën qendrore të rrisë për herë të tretë brenda vitit normën bazë të interesit nga 1.25% në nivelin 1.75%.

Sipas Sejkos, deri më tani çmimet nuk e kanë zbehur konsumin familjar, çka  e ndihmoi ekonominë të rritet me 6% në fillim të vitit dhe të mbajë një kurs pozitiv edhe në vijim.

Parashikimet e Bankës Qendrore janë të rrezikuara nga pasiguritë e larta që sjell ecuria në tregjet ndërkombëtare dhe lufta në Ukrainë.

Share This Article