Presidenti Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si Ambasador i Shqipërisë në Zvicër

albnews
By
1 Min Read

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin e Mustafa Nano nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Në fund të dhjetorit, Mustafa Nano, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij pas një periudhe njëvjeçare e gjysmë në këtë post.

Nano u emërua ambasador në korrik të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Ilir Gjonin, i cili kishte mbajtur këtë detyrë që nga viti 2023.

Aktualisht Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar.

Share This Article