Bullgaria: Maqedonasit janë projekt i Titos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ashtuquajturi “Memorandum sqarues” të cilin Sofja zyrtare ua ka dërguar vendeve anëtare të BE-së, përmban dy kushte dhe një tezë për identitetin maqedonas dhe gjuhën.

Me këtë memorandum Bullgaria kërkon ndihmë nga vendet anëtare për pozitat e saja ndaj avancimit të Maqedonisë në BE. Sipas asaj që gjendet në memorandum, Bullgaria nuk mund të lejojë, siç thuhet, anëtarësimi i Maqedonisë në BE të përdoret si platformë për maqedonizmin të bazuar në ideologji antibullgare. Sipas Qeverisë në Sofje, maqedonasit janë projekt i Titos, ndërsa maqedonishtja nuk ka ekzistuar deri më 2 gusht të vitit 1944./Alsat/

Share This Article