Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, gjatë diskutimit në Kuvend për raportin vjetor të Departamentit të Administratës Publike (DAP), ngriti shqetësimin për politizimin e administratës publike dhe përdorimin e saj nga qeveria në funksion të fushatave zgjedhore.

Në fjalën e tij, Bylykbashi iu referua raportit të Komisionit Evropian dhe atij të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se të dy dokumentet evidentojnë qartë problemin e përdorimit masiv të administratës publike nga partia në pushtet, çka ka ndikuar në krijimin e kushteve të pabarabarta në garën zgjedhore.

Për herë të parë, OSBE-ODIHR e ka vendosur në krye të raportit të saj shqetësimin për kushtet e pabarabarta të lojës në zgjedhje, për shkak të përdorimit masiv të administratës publike,” – deklaroi Bylykbashi.

Deputeti demokrat akuzoi qeverinë për ndërhyrje në ligjin konsensual për Nëpunësin Civil, të miratuar në vitin 2013, duke e shtyrë përmes një Akti Normativ.

Sipas tij, kjo ka hapur rrugën për largimin e mijëra punonjësve dhe zëvendësimin e tyre me militantë politikë, duke minuar parimet e meritokracisë dhe profesionalizmit në administratë.

Duke cituar raportin e OSBE-ODIHR, Bylykbashi tha se dokumenti bën një radiografi të hidhur të gjendjes së administratës publike, duke evidentuar raste të shumta presioni ndaj punonjësve të bashkive për të marrë pjesë në aktivitetet e Partisë Socialiste, si dhe kërcënime për humbje të vendit të punës nëse mbështesnin opozitën.

Raporti flet qartë për përdorimin e sistemit të patronazhimit në gjithë vendin, ku janë bërë oferta për punësim apo përfitime sociale nga funksionarë publikë për të siguruar vota,” – tha ai.

Sipas Bylykbashit, kjo formë presioni nuk prek vetëm integritetin e votës, por cenon lirinë e mendimit dhe të zgjedhjes së qytetarëve, duke e kthyer administratën publike në një instrument politik të përdorur në mënyrë të koordinuar për qëllime elektorale.

Share This Article