Marta Kos kundër sulmeve të Berishës ndaj ambasadorit të BE-së: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së

albnews
By
1 Min Read

Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri Silvio Gonzato, lidhur me projektligjin për barazinë gjinore.

Komisionerja Kos dënon komentet e kreut të Partisë Demokratike dhe thekson se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së.

Në një reagim në platformën sociale “X”, Kos shkruan se sulmi është i papranueshëm.

Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan Marta Kos.

Share This Article