Bylykbashi: Nëse Rama miraton ndryshimet kushtetuese, kthehemi në pikën zero

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Oerd Bylykbashi, e thotë hapur se nëse Rama voton më 30 korrik ndryshimet kushtetuse (ku parashikohet ndryshimi i koalicioneve parzgjedhore), politikisht gjithçka do të kthehet në pikën zero.

I ftuar ne emisionin “Në Fokus” në TvT, Bylykbashi u shpreh:

 Nëse shkelen parimet kushtetuese nga këto ndryshime do kthehemi në pikën zero politikisht, ndërsa në aspektin teknik do jetë një kundërshtim me rekomandimet e ODHIR-it. Ato thonin që sistemi do thjeshtuar. Do komplikohet sitemi i zgjedhjeve në mënyrë shumë të madhe. Kjo ndikon edhe te procesi i numërimit, që është më i vështirë.

Kushti jonë është i qartë dhe ndërkombëtaret po ashtu e kanë bërë të qartë, për kualicionet. Kjo Nuk duhet që kryeministri të prek kualicionet, ndërsa listat le të hapen 100%. Janë dy gjëra të shkëputra nga njëra-tjetra, por që mbijetojnë sëbashku. Rama ka vendosur të shkatërrojë traditën 30-vjeçare të kualicioneve.

Share This Article