Me gjithë paralajmërimet nga komisionerët për të pritur vendimin e Komisionit të Venecias, kryeministri Edi Rama ka dërguar në Kuvend ndryshimet për Kodin Zgjedhor.
Kodi Zgjedhor është futur me urgjencë në diskutimet e rendit të ditës së nesërme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në orën 12:00. Këto ndryshime pritet të kalojnë në seancën e së enjtes në Kuvend.
Më herët komisionerit europian Oliver Vahelyi i kërkoi kryeministrit Rama që të priste vendimin e Komisionit të Venecias për të miratuar ndryshimet, një thirrje që u refuzua nga kreu i qeverisë.