Cakaj takohem me Philip Reeker

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Philip Reeker.

Takimi u përqendrua në diskutime që lidhen me  çështje të interesit të përbashkët, Kryesinë Shqiptare të OSBE-së për vitin 2020, si dhe perspektivën e hapjes së negociatave për Shqipërinë, situatën në Ballkan.

Ministri në Detyrë Cakaj  u shpreh në një status në Facebook: “Po ashtu, diskutuam lidhur me prioritetet dhe planin e veprimit të Shqipërisë në kuadër të Kryesimit të OSBE-së 2020! Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë mbështetjen e tyre absolute në këtë angazhim tejet të rëndësishëm ndërkombëtar për vendin tonë!”

Gjithashtu, të dy bashkëbiseduesit shprehën përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin  mes dy vendeve dhe për të intensifikuar komunikimin në kontekst të OSBE-së e jo vetëm.

Sa i përket tërmetit që tronditi Shqipërinë në 26 nëntor, Cakaj theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin jo vetëm solidaritetin e plotë, por edhe gadishmërinë e lartë për ta ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit.

Share This Article