Cameron reagon pas deklaratës së Von der Leyen: Nuk do të kthehemi më në BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe i është përgjigjur negativisht dëshirës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për kthimin e mundshëm të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian.

Në një intervistë ekskluzive të dhënë nga Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron për gazetën italiane Corriere della Sera, kryeministri i referendumit të Brexit-it të 2016-ës hodhi poshtë çdo mundësi të kthimit të Britanisë.

“Nuk jam dakord: Britania e Madhe bëri zgjedhjen e saj në referendum, me një diferencë të konsiderueshme, dhe ne zgjodhëm të jemi miq, fqinjë dhe partnerë të BE-së, por jo anëtarë. Detyra jonë është ta bëjmë këtë partneritet të funksionojë. Ne dërgojmë burimet tona në një partneritet me Europën për të zgjidhur sfidat dhe problemet, qoftë migrimi apo ndihma për Ukrainën. Dhe unë mendoj se ne mund ta bëjmë atë me sukses”, tha Cameron.

Share This Article