Sirianët i përdorin mbetjet e ullinjve për të prodhuar “birin”, një lëndë djegëse ekologjike, që përdoret për të ngrohur shtëpitë gjatë dimrit, si alternativë ndaj dizelit, të cilin shumë pak familje tani mund ta blejnë në provincën e Idlibit, në Siri.
Kjo lëndë djegëse, e njohur si “birin” është ekologjike dhe e lirë. Ajo prodhohet nga mbetjet e farave të ullinjve, pas shtypjes së kokrrave.
“Ne e përdorim “birinin” për ngrohje. Ai nuk njihej para luftës, sepse e përdornim dizelin. Meqe dizeli tani është shumë i shtrenjtë për njerëzit, alternative është “birini”, të cilin edhe po e përdorim aktualisht, thotë Abu Saeed, mbikqyrës i fabrikës.