Camilla zyrtarisht ‘mbretëreshë’, shikoni ftesën zyrtare për kurorëzimin e Charles

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përgatitjet kanw filluar në Britaninë e Madhe për ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla më 6 maj.

Mbretëresha Elizabeth mund ta ketë quajtur Camilla “Queen Consort” në fjalimin e saj të fundit gjatë festimeve të Jubileut V të Platinumit , por ka ardhur momenti kur për herë të parë ajo vetë merr titullin e saj tashmë zyrtar, me vendim të mbretit Charles, i cili ka nevojë për të si një mbretëreshë. 

Pak më parë u bë publike ftesa zyrtare e kurorëzimit , e cila do t’u dërgohet 2000 personaliteteve në mbarë botën, të cilët do të përbëjnë kongregacionin e asaj dite në Westminster Abbey ku do të zhvillohet ceremonia.

Ftesa e kurorëzimit është projektuar nga Andrew Jamieson , një artist dhe ilustrues, puna e të cilit është frymëzuar nga temat kalorësiake të legjendës Arthuriane. 

Kjo nuk është hera e parë që një artisti i kërkohet të dizenjojë diçka për familjen mbretërore dhe kjo pasi ai i përket stafit të Crown Office.

Puna origjinale e ftesës është pikturuar me dorë me bojëra uji me gouache (ngjyra uji) dhe dizajni do të riprodhohet dhe printohet në karton të ricikluar me detaje fletë ari. 

Image

Share This Article