Dua Lipa iu bashkua protestuesve në Britani me moton “Black Lives Matter”

albnews
By
1 Min Read

Dua Lipa protestoi kundër abuzimit të personave me ngjyrë.

Java e fundit ka qenë e mbushur me protesta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd.

Madje, protesta u mbajtën edhe në Britani me moton “Black Lives Matter”, ku të pranishëm ishte një numër i madh i qytetarëve.

Gjatë protestave që u mbajtën gjatë ditës së djeshme, e pranishme ishte edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Ajo kishte dalë në protesta bashkë me partnerin e saj, Anwar Hadid, babanë Dukagjin Lipa si dhe motrën Rinën.

“DailyMail” ka publikuar një video, ku shihet Dua pranë familjes teksa po mbante një pankartë në duar.

Share This Article