Caritas Croatia ndihmon Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata kroate humanitare e Kishës katolike Caritas Croatia nisi një fushatë të ndihmës së shpejtë për viktimat e tërmetit në Shqipëri dhe dërgoi një ndihmë financiare me vlerë 10000 euro për Caritas-in shqiptar, njoftoi Caritas Croatia.

“Ndiejmë keqardhje për popullin shqiptar, jeta e të cilit ndryshoi në mënyrë dramatike në një moment të shkurtër, ku humbën të dashurit e tyre ose fati i të cilëve nuk dihet akoma. Me këtë ndihmë modeste, por konkrete dhe me lutje, duam të tregojmë unitet në këtë situatë të vështirë për ta”, deklaroi Fabijan Svalina, kreu i Caritas Croatia.

Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive kroate të bashkohen në fushatë dhe të shprehin solidaritet me viktimat./ATSH/

Share This Article