Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi se ditën e sotme përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në qarqet Vlorë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Fier dhe Berat. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Celibashi gjithashtu thotë se nesër do të vijojë shpërndarja në qarqet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Lezhë.
Celibashi garanton për votuesit që nuk shikojnë se çdo qendër votimit do të ketë shabllonë për fletët e votimit me alfabetin braille.