Shqipja e Çamërisë në romanin “Gurët e vetmisë” së Tom Kukës

albnews
By
1 Min Read

I botuar më 2018, romani “Gurët e vetmisë” është i pari roman që ndërfut shqipen e Çamërisë në tekstin e tij letrar.

Kështu ka konstatuar shkrimtari Bashkim Hoxha, teksa ka folur për këtë roman, në emisionin CODEX të KTV-së.

“Gurët e vetmisë” është shkruar nga Tom Kuka, një pseudonim letrar ky i autorit të tij, që është gazetari Enkel Demi.

Romani “Gurët e vetmisë” është pajisur në fund edhe me një fjalorth që shpjegon kuptimet e disa fjalëve të të folmes së Çamërisë, që janë përdorur në këtë roman.

Share This Article