Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp, deklaroi se procesi i votimit është 100% i garantuar, fshehtësia e votës është 100% e garantuar.
“Në këtë takim të fundit në prag të ditës së nesërme të votimit doja të jepja disa informacione kujt kandidati i përket x numër ndërhyrje të qendrës së votimit dhe brenda saj. Pranë dhomës së fshehtësisë do vendosen emrat e kandidatëve dhe numrat respektiv të secilit prej tyre. Nga tjetër çdo votues mund të konsultojë këtë informacion në faqen e internetit të KQZ-së”, u shpreh Celibashi.
“Në lidhje me projektin pilot i cili do të zhvillohet në zonë e administrimit zgjedhor Nr. 40, Njësia 10 në Tiranë e rikonfirmoi se ky proces i votimit është 100% i garantuar, fshehtësia e votës është 100% e garantuar. Nuk ka asnjë lloj mënyre qoftë teknike qoftë tjetër, pas të cilët mund të verifikohet kush ka votuar për kë. Pajisja dhe sistemi elektronik është ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk shënon radhë. Dua të bëj me dije se ky proces është ndoshta shumë herë më i sigurt se procesi i votimit me fletën e votimit”, tha Celibashi.
Në lidhje me pajisjet e identifikimit elektronik, tashmë janë shpërndarë në gjitha komisionet zonale të administrimit të zgjedhore në , 5199 Qendra Votimi. Vetëm 100 qendra votimi nuk janë mbuluar me operator, stafi i KQZ është duke punuar, janë zona të thella votimi, kryesisht në zonat e veriut të vendit.
Ai tha se procesi i votimit do të fillojë në 7:00 dhe nuk ka asnjë arsye qoftë të karakterit teknik apo subjekt për të hezituar apo filluar procesin e votimit në orën 7:00, çdo sjellje me karakter kundër Kodi Zgjedhor do të shoqërohet me sjellje të forta ligjore, por jam besimplotë se nuk do të kemi asnjë problem të kësaj natyre ditën e votimit.
Celibashi u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votim dhe të mos mbajnë celular kur votojnë.
“Asnjë me celular, nuk do të lejohet që të ketë celular në qendrën e votimit, kushdo që shfaqet me celular, do konsiderohet si tentativë për fotografimin e votës. Nuk do i kontrollojë votuesit në mënyrë kategorike, një votues nuk do të lejohet që të futet në QV me telefon. Nuk do e kontrollojë nëse në xhep apo në çantë ka celular, kjo është e ndaluar. Komisioni nuk ka asnjë lloj autoriteti për të bërë kontroll ke apo nuk ke telefon celularë”, tha ai.