Yuri Kim pas takimit me Bashën: Mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe

albnews
By
1 Min Read

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka treguar më tepër për takimin që ka ka zhvilluar ditën e sotme me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter, Kim bën me dije se fokusi i këtij takimi ishin zgjedhjet e 25 prill.

Ambasadorja amerikane gjithashtu thekson  se SHBA nuk mbështet asnjë parti, ndërsa bën thirrje për një proces të qetë dhe demokratik të zgjedhjeve.

“Takova kryetarin e PD, Lulzim Basha, sot, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkruan kryediplomatja amerikane.

Share This Article