Cënoi imazhin e klubit me deklarata “pas shpine”, trajneri i gjigantit anglez i bën “gjëmën” kapitenit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tensionet sa vijnë dhe shtohen në radhët e Chelseat, aty ku kapiteni i skuadrës, Enzo Fernandez është kthyer në çështje serioze.

Deklaratat e bëra publike mbi një largim hipotetik nga Anglia pasi nuk po kalon një moment të mirë në Londër, si dhe “shkelja e syrit” ndaj Realit që e sheh si objektiv për t’u përforcuar në verë, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e klubit anglez që ka marrë vendime të ashpra drejt mesfushorit argjentinas.

Kështu, trajneri Liam Rosenior i ka komunikuar liderit se nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e radhës në kampionat përballë Port Vale (FA Cup) dhe Manchester Cityt (kampionat).

“Kam folur me Enzon. Do të jetë JASHTË për dy ndeshjet e radhës. Zhgënjyese që zgjodha këtë mënyrë komunikimi. S’kam absolutisht asnjë fjalë të keqe drejt tij si person, por ka kaluar limitet. Na duhej të merrnim një vendim dhe ky është sanksioni”, ka deklaruar Rosenior. 

Share This Article