Cens 2023, komunitet fetare apelojnë besimtarët: Deklaroni përkatësinë fetare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nesër (18 shtator) nis procesi “Cens 2023” në të gjithë Shqipërinë, nga i cili për gjashtë javë do të kryhet regjistrimi i popullisë dhe i banesave.

Nisur nga kjo, dy komunitete fetare, krishterë dhe myslimanë, u kanë bërë thirrje besimtarëve të tyre që të jenë të kujdesshëm në momentin që përgjigjen në anketë për përkatësinë fetare. 

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë apeloi besimtarët myslimanë që ta vlerësojnë maksimalisht këtë proces.

Megjithëse kjo pjesë është lënë “deklarim me dëshirë”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju bën thirrje dashamirëse të gjithë besimtarëve, qofshin praktikantë ose jo, të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare duke iu përgjigjur pyetjes, ‘cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket’, të shënoni: ‘Mysliman’,” thuhet në apelin e KMSH-së.

Komuniteti u kërkoi besimtarëve që të deklarojnë me krenari besimin e tyre, si dhe të sigurohen që regjistruesi ta hedhë saktë atë në tabelën elektronike, ashtu siç ata e deklarojnë.

Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit,” përfundon njoftimi I KMSH-së.

Kisha Ortodokse

Edhe Kisha Ortodokse u bëri thirrje besimtarëve të saj t’i japin rëndësinë e duhur pjesës së përkatësisë fetare te Censi 2023.

Meqë kjo pjesë e Censit është lënë vetëm fakultative, tregoni vëmendje dhe përgjegjshmëri, duke kërkuar shënimin e identitetit tuaj fetar: ‘i/e krishterë Ortodoks’,” thuhet në njoftimin për shtyp të Kishës Ortodokse, duke theksuar se besimtarët e saj duhet të sigurohen që përgjigjja e pyetjes në lidhje me përkatësinë fetare të jetë hedhur saktë nga anketuesi.

Share This Article