Vlorë, RENEA dhe FNSH operacion për persona në kërkim, ndalohen 5, zbulohen 2 pistoleta

albnews
By
1 Min Read

RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar të dielën në mbrëmje në Vlorë dhe janë duke zhvilluar një operacion masiv për kapjen e personave në kërkim, si dhe të atyre që mbajnë armë pa leje.

Deri tani bëhet e ditur se forcat e policisë janë përqëndruar në një lokal në qendër të Vlorës, ku, sipas informacioneve policore për RTSH-24, bëhet e ditur se janë ndaluar dhe shoqëruar në komisariat 5 persona, si dhe janë sekuestruar 2 pistoleta.

Policia mësohet se po kryen një seri kontrollesh për të arrestuar disa të kërkuar në kuadër të megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’. Janë 90 urdhër-arreste, nga të cilat deri tani janë ekzekutuar 69.

Share This Article