Çfarë ndodhi? Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime sekrete për Ukrainën në Zvicër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Amerikanë dhe rusë janë takuar në Zvicër për bisedime jozyrtare rreth luftës në Ukrainë gjatë muajve të fundit, kanë njoftuar tre burime me njohuri për këtë çështje për Reuters.

Ndërsa të pranishmit kishin përvojë diplomatike dhe të sigurisë, ata nuk ishin zyrtarë qeveritarë.

Ata nuk janë identifikuar, por bëhet e ditur se të paktën një numër i vogël i këshilltarëve të Trumpit ishin në dijeni të takimit, shkruan Reuters.

Shumë detaje të tjera mbeten të paqarta, duke përfshirë nëse ukrainasit ishin të pranishëm kur filluan takimet dhe çfarë përfshinte agjenda e tyre.

Ndryshe, Ministria e Jashtme zvicerane tha se takimet mbahen rregullisht në Zvicër midis palëve të përfshira në konfliktin e Ukrainës dhe se është e informuar për to.

Organizuar nga aktorë joshtetërorë, ato mundësojonë shkëmbime që nuk përfshijnë drejtpërdrejt qeveritë, thuhet në një deklaratë.

“Këto aktivitete ndihmojnë për të mbështetur përpjekjet diplomatike në lidhje me konfliktin”, tha ministria.

Share This Article