Connect with us

Kosova

“Çfarëdo zgjidhje e Kurtit në këtë fazë, shënon fundin e karrierës së tij politike”

Published

on

Çfarëdo zgjidhje apo tërheqje e Kurtit në këtë situatë që ndodhet Kosova i jep fund karrierës së tij politike. Deklarata e fortë u bë nga kryeredaktori i RTV 21 në Prishtinë, Arbër Vllahiu, në studion e Debatit në A2 CNN. Sipas tij asociacioni do të bëhet siç e ka thënë SHBA dhe BE.

“Është e vështirë për Kurtin të tërhiqet se ka marrë zotimin për të mos bërë asosacionin, Kurti dhe Vuçiç “Është e vështirë për Kurtin të tërhiqet se ka marrë zotimin për të mos bërë asociacionin, Kurti dhe Vuçiç po bëjnë të njëjtën gjë po heqin dorë nga marrëveshja e Ohrit dhe ajo ka problemet e saj për secilën palë dhe e treta se çfarëdo zgjidhje në këtë fazë dhe çfarëdo tërheqje e Kurtit nga vendimi i tij qoftë për plotësimin e kushteve të BE, apo për plotësimin e kushtit të SHBA me themelimin e asociacioni të komunave serbe, Kurti ka përfunduar karrierën e tij politike. Kurti të ulet e të mendojë se sanksione të BE janë serioze dhe nuk janë një shaka. Themelimi i asociacioni do të bëhet në formë që e kanë thënë SHBA e BE, se nuk do të ketë asgjë përtej asaj që janë marrë vesh në 2013. Një asociacioni që nuk tejkalon kompetencat. Politika nuk është e opozitarizmit dhe kokëfortësisë së Kurtit me idetë e opozitës”.

Referuar sanksioneve të BE-së, Vllahiu thotë se faza e dytë e tyre do të jetë më e vështirë për Kosovën. Sipas tij Kosova po lufton me BE përmes pikave dhe planesh.

“Stano ka deklaruar se një pjesë e masave ka filluar ët zbatohet dhe te tjerat do në vijim. Kjo është një pjesë e masave nga ajo që SHBA e be kanë përgatitur pjesa e dytë do të jetë më e vështirë dhe e rëndë për të gjithë Kosovën. Ajo që mund të ndodhë në fazën e dytë është mos anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe nuk do pengohet Serbia të bëjë çnjohje të Kosovës dhe mund të ketë përjashtim të Kosovës në disa organizata. Jemi në fazë kritike dhe qeveria e Kosovës nuk e ka marrë seriozisht këtë që po ndodh. Rama kishte të drejtë kur i tha Kurtit që të ketë kujdes dhe të mendojë si do zbatojë planin e tij. Kosova po lufton me BE përmes pikave dhe planesh. BE jep një plan Kosova një plan sipas saj. Jemi në garë me BE e SHBA. Jemi në udhëkryq dhe nuk besoj se do të dalim me këtë zgjidhje dhe plane që kemi. BE e SHBA janë këmbëngulësie ka 3 pika që duhet të zbatohen”.

Advertisement

Duke përkrahur qëndrimin e Ramës në këtë situatë, Vllahiu theksoi se Kosova duhet të kishte dëgjuar kryeministrin shqiptar dhe të uleshin për të gjetur një zgjidhje. Por sipas tij Kurti zgjodhi të përshkallëzojë situatën edhe me Shqipërinë, duke mbetur i vetmuar.

“I takon kryeministrit Rama dhe Shqipërisë t’i tregojë Kosovës se në situatë është sot, pasi është vend në NATO dhe kandidat për në BE, prandaj i takonte Ramës që ti tregonte Kurti që gjendja nuk është e mirë dhe të pranonte pikat e bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur zgjidhje për veriun e Kosovës. Ajo që bëri Rama dje, mund të ketë qenë ndonjë presion ndërkombëtar, që të mos bëhej një mbledhje e tillë ose këshillë nga SHBA e BE. Kosova do të duhet ta kishte dëgjuar zotin Rama, dhe Kurti të ulej me zotin Rama për të gjetur një gjuhë. Kurti përzgjodhi të bëjë përshkallëzim jo vetëm me bashkësinë ndërkombëtare, por edhe me Shqipërinë dhe duket se mbeti i vetmuar”.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ish-kryeministri Haki Abazi, sipas të cilit Rama dhe Kurti duhet të koordinoheshin për të mos lejuar veprime provokative në rajon.

Advertisement

“Shqipëria duhet të jetë në sinkron me NATO-n dhe luajaliteti me NATO-n duhet të jetë i plotë ka hapësirë për koordinim më të sinqertë duke lënë anash kapriçot politike. Na duhet pjekuri komunikimi, por edhe në raportin e ngritur. Loja ndërmjet fjalësh mes liderëve shqiptarë na kushton seriozitetin e ndërkombëtarëve dhe mund të jetë moment. Po bëj një thirrje përtej kësaj. Duhet të kemi ulje të kryeministrit Rama dhe Kurti dhe ministrave të mbrojtjes të punëve të brendshme për të kuptuar njëri-tjetrin për veprimet. Serbia ka provokuar disa herë dhe nuk ka arritur bashkësinë ndërkombëtare. Të jemi në koordinim për të mos krijuar terren provokues në Ballkan. I jap të drejtë Ramës, se veprimet e pakoordinuara na çojnë në një situatë ku Prishtina mund të mbetet e vetmuar në të drejtën e saj”.

 Sipas tij, lidershipi i Kosovës është treguar kokëfortë dhe i papërgatitur.

“Problemi është shumë i thellë, nuk ka ndodhur përputhja e kornizës së sigurisë fatkeqësi që dialogu ka vazhduar prej 10 vitesh interesi i Kosovës është sakrifikuar për ruajtjen e stabilitetin në Ballkan. Nuk është punuar në mënyrë intensive për të arritur mirëkuptimin me dash, kemi lëshuar hapësirën diplomatike duke qenë të papërgatitur për agjendë të saktë dhe kjo për shkak të lidershipit që ka qenë i papërgatitur dhe kokëfortë. Duhet të jem plotësisht i hapur; janë momente kritike, mungesa e shqyrtimit analitik dhe informuar mirë dhe vendimet që Kurti ka marrë mund të jenë të ndikuar. KFOR dhe SHBA kanë zgjedhur një pozicion. Ky është një momentum i Dejtonit të ri. Bashkësia ndërkombëtare do zgjidhje për një problem që është Ukraina dhe pastaj të arrihet integrimi i Ballkanit Perëndimor”.

Advertisement

Kosova

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë

Published

on

By

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja kanë fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës që u mbajtën këtë të diel.

Kryeministri në detyrë po udhëheq me mbi 50% të votave, mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.

Ndërkohë në Prishtinë ka nisur festa.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.

Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Published

on

By

Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.

Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.

Advertisement

NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.

Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

Advertisement

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.

Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).

Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Bota2 hours ago

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Tapia, rrezikon burgun

Popular2 hours ago

Veshjet sintetike mund të ndikojnë në shëndetin riprodhues të grave dhe burrave 

Bota2 hours ago

Nga frika e deportimit, hondurasit në SHBA dërgojnë më shumë para në shtëpi se kurrë më parë

Show - Biz2 hours ago

Shqetësime për ‘superioritetin’ mbi vizitën e jahtit mbretëror në Irlandë në vitin 1996

UK2 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota2 hours ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

UK2 hours ago

Burri qëllohet për vdekje nga policia pas përplasjes së dy makinave

Bota2 hours ago

Trump dhe Zelensky duken më optimistë – por tregojnë pak prova se paqja është afër për Ukrainën

Opinion3 hours ago

John Simpson: ‘Kam raportuar për 40 luftëra, por nuk kam parë kurrë një vit si viti 2025’

UK3 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

UK3 hours ago

Pse të rinjtë po largohen për të punuar jashtë vendit?

UK3 hours ago

Titujt e gazetave në UK

Show - Biz3 hours ago

Meloni apel për unitet: Aleanca SHBA-BE-Ukrainë, e vetmja rrugë për të ulur Rusinë në tryezë

Bota3 hours ago

Zjarr në një azil pleqsh në Indonezi, humbin jetën 16 të moshuar

Kosova4 hours ago

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania14 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania14 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania15 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK13 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Kosova15 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Bota14 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Bota6 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

Kosova13 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Kosova14 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania15 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Albania6 hours ago

Elozhi i kujtesës

Kosova20 hours ago

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Bota3 hours ago

Zjarr në një azil pleqsh në Indonezi, humbin jetën 16 të moshuar

Trending