ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal! 13 minutes ago
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani  15 minutes ago
Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës 16 minutes ago
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video) 20 minutes ago
BBC: A po i dëmton Inteligjenca Artificiale aftësitë tuaja të të menduarit? 29 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Challandes i pakënaqur me formatin e plejofit për Euro 2020

albnews by albnews
20 February, 2020
in Show - Biz
0
Përfaqësuesja e Kosovës publikon listën e lojtarëve për ndeshjen Kosovë – Suedi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes është i pakënaqur me formatin e ndeshjeve të plejofit të muajit të ardhshëm për Euro 2020.

Ai ka thënë se ky format krijon probleme logjistike për përfaqësuesen e Kosovës dhe e bën gati të pamundur për tifozët fanatik të saj që të jenë prezent në ndeshjen vendimtare.

Më pak se katër vite pasi është pranuar nga FIFA, Kosova ka mundësinë të kualifikohet për turneun e parë të madh, por duhet të luajë dy ndeshje si mysafire, kundër Maqedonisë së Veriut fillimisht e nëse e kalon këtë fazë do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

RelatedPosts

BBC: A po i dëmton Inteligjenca Artificiale aftësitë tuaja të të menduarit?

Michelle Obama prezanton librin rreth jetës së saj

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Gjashtëmbëdhjetë skuadra janë kualifikuar në plejof nëpërmjet katër rangjeve në Ligën e Kombeve. Dy gjysmëfinalet dhe finalja e plejofit do të luhen në vetëm një ndeshje.

Epërsia e vendasit në gjysmëfinale bazohet në rezultatet në Ligën e Kombeve. E organizatori i finales u vendos me short.

Kosova duhet të luajë të dyja ndeshjet jashtë. Së pari e viziton Maqedoninë e Veriut më 26 mars dhe nëse fiton duhet të vizitojë Gjeorgjinë apo Bjellorusinë tri ditë më vonë.
Challandes ka thënë se kjo e bën gati të pamundur për tifozët e Kosovës që të jenë prezent në finale, në rast se Kosova arrinë në finale të plejofit.

“Ata duhet të organizojnë diçka të premten në mëngjes për të udhëtuar në Tbilisi apo Minsk të shtunën”, ka thënë zvicerani Challandes për agjencinë Reuters, transmeton Koha.net. “Është një udhëtim shumë i vështirë, gati i pamundur”.

Challandes ka thënë se do të ishte shumë më korrekte nëse ndeshjet do të luheshin në një vend, siç ishte rasti me “final fourin” e LIgës së Kombeve të organizuar në Portugali vitin e kaluar.

“Organizimi nga UEFA nuk është i mirë. Nuk e kuptoj pse nuk organizojnë gjitha ndeshjet në një shtet. Si shembull në Austri apo Zvicër, do të ishte më mirë”, ka thënë Challandes, duke shtuar se diaspora kosovare do të siguronte që stadiumet të ishin të mbushura. “Do të kishit një stadium të mbushur. Definitivisht njerëzit janë të frustruar. Ne gjithmonë kemi pasur 100 mijë apo më tepër njerëz që duan bileta për ndeshjet tona”.

Rreth 10 mijë tifozë të Kosovës ishin prezent në Southampçton në ndeshjen eliminatore për Euro 2020 kundër Anglisë në shtator.

Challandes ka thënë se ka qenë e vështirë të bëhet organizimi i udhëtimit edhe për vetë skuadrën.

“Menaxheri i skuadrës është në Bjellorusi dhe nesër do të jetë në Tbilisi. Duhet të rezervojmë dy hotele e dy fluturime, ndoshta për asgjë”, ka shtuar zvicerani.

UEFA i ka thënë Reutersit se ka zgjedhur formatin duke marrë parasysh “aspektin sportiv, organizues dhe financiar” dhe ka konsultuar asociacionet nacionale.

Prapë, Challandes ka përgëzuar UEFA-në që ka prezantuar një garë si Liga e Kombeve që ka lejuar Kosovën dhe vendet tjera të vogla të kenë gjasa reale për kualifikim.

“Është mirë për zhvillimin e Kosovës. Është përvojë e mirë dhe me Ligën e Kombeve, ne kemi pasur një ëndërr dhe tash është bërë e mundur”, ka thënë Challandes.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

21 December, 2025
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

21 December, 2025
Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

21 December, 2025
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video)

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result