Challandes kërkon që Kosova ndaj Suedisë ta konfirmojë formën e shtatorit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes beson se “Dardanët” ndaj Suedisë do të dalin në fushë për ta konfirmuar formën e mirë të muajit shtator.

Challandes ka thënë se ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e ekipit muajin e shkuar dhe shpreson që edhe ndaj Suedisë të ketë një lojë të tillë. Megjithatë, ai ka thënë se Suedia mbetet një kundërshtar i fortë dhe këtë e ka treguar në të gjitha ndeshjet që i ka luajtur deri më tani.

“Do të luajmë kundër një ekipi të fortë. Kemi luajtur në shtator ndeshje të mira dhe duam ta konfirmojmë formën që e kemi pasur në shtator. Është e qartë që Suedia është kundërshtar shumë e fortë dhe këtë e ka treguar në të gjitha ndeshjet që ka luajtur, përfshirë edhe Kampionatin Evropian. Presim një ekip shumë të fortë në aspektin fizik por edhe në aspektin individual sepse ka lojtarë që mund ta bëjnë dallimin në ndeshje”, është shprehur Challandes.

“Edhe për këtë ndeshje ka presion sikurse në çdo ndeshje tjetër. Do të luajmë kundër një ekipi që në të njëjtin stadium e ka mposhtur Spanjën dhe presioni është normal jo vetëm në ekipin tonë, por çdo skuadër tjetër”, ka thënë ai.

Challandes ka pranuar se Suedia ka përvojë të madhe dhe dueli ndaj Kosovës është një ndeshje normale.

“Suedia ka përvojë dhe ka luajtur në shumë turne të mëdhenj. Po ashtu, lojtarët e Suedisë kanë luajtur edhe në Ligën e Kampionëve. Kështu që, për ta dueli me Kosovën është një ndeshje normale”, shtoi Challandes.

Share This Article