Challandes: Kundër Suedisë duhet të jemi më të kujdesshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Soccer Football - Euro 2020 Qualifier - Group A - Kosovo v Bulgaria - Fadil Vokrri Stadium, Pristina, Kosovo - March 25, 2019 Kosovo coach Bernard Challandes during the match REUTERS/Florion Goga

Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, është ndarë i kënaqur me fitoren e thellë të shënuar sonte në miqësoren ndaj Lituanisë. Kosova triumfoi 4:0.

Por, Challandes thotë se në ndeshjen kundër Suedisë të dielën, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2022, duhet luajtur më kujdesshëm.

“Mendoj se ishte e rëndësishme që të startonim vitin në këtë mënyrë. Me fitore të thellë që është e mirëseardhur. Patëm një lojë impresive, sidomos në sulm ku arritëm të shënojmë pesë gola. Megjithatë, nuk jam i kënaqur me repartin e mbrojtjes pasi i kemi dhënë shumë mundësi kundërshtarit për të shënuar. Në pjesën e parë, kemi prodhuar shumë aksione të mira por na duhet efikasitet më i madh. Mendoj se është dashur të shënojmë më shumë gola sepse kur përballë ke një kundërshtar më të fortë, atëherë duhet të shfryëtzosh të gjitha rastet. Përfundimisht, kështu nuk guxojmë të luajmë kundër Suedisë. Duhet të bëjmë më shumë, sidomos në mbrojtje. Kemi humbur disa topa pa nevojë dhe kjo nuk guxon assesi të ndodhë me Suedinë”, ka thënë Challandes. “Në përgjithësi, ka pasur gjëra shumë të mirë dhe mund të them se ishte një ndeshje dhe paraqitje pozitive. Duhet të vazhdojmë tutje, ta ndërtojmë lojën tonë”.

Ai është ndarë i kënaqur me lojën e Arbër Zenelit, që ndaj Lituanisë shënoi dy gola.

“Është mirë që kemi një lojtar si Arbër Zeneli, me vetëbesim të madh. Por, nuk duhet të harrojmë se Zeneli ka pasur një lëndim shumë serioz, kështu që paraqitja e tij me Lituaninë ishte e mirë. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen, si për ekipin ashtu edhe për Arbërin. Vojvoda na duhet në atë pozitë të qendërmbrojtësit pasi ka luajtur të Standardi. Kjo ishte një ndeshje miqësore dhe është dashur t’ia jap mundësinë. Kështu që, besoj se do të mund të luaj në këtë pozitë”, tha Challandes.

Share This Article