Një vatër e re zjarri në Lushnjë, digjen tre magazina. Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje

albnews
By
1 Min Read

Një zjarr i madh ka djegur tre ndërtesa që shërbenin si magazina dhe një automjet në  fshatin Konjat të Lushnjës. 

Nga flaket janë djegur edhe traversat e drurit të hekurudhës  Dushkë – Fier.

Katër makina  zjarrfikëse  të Lushnjës, Fierit dhe Divjakës  po përpiqen të vënë flakët nën kontroll. Dëme të shumta u janë shkaktuar banorëve të cilët  kanë ndërtuar mbi  kanalin kullues.

Sipas policisë dyshimet  janë se vatra e zjarrit ka qenë në barishtet e thata të zonës.

Dikush ka dashur të pastrojë kanalin e më pas flakët kanë djegur pemët e pishave buzë aksit nacional Lushnje Rrogozhinë. 

Era ka përhapur flakët duke e çuar drejt shtëpive të fshatit. Ndërkohë policia po punon për identifikimin e zjarrvënësit.

Share This Article