Championsit/ Juventus-Lion mund të luhet në këtë datë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndeshja e kthimit Juventus-Lion, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, pritet të luhet në datë 8 gusht, raporton “RMC Sport”.

UEFA është e vendosur për të përfunduar kompeticionet për këtë sezon.

Burimet e “RMC Sport” afër UEFA-s i kanë raportuar se një takim është mbajtur ditën e sotme dhe UEFA ka bërë të ditur qëllimin për të luajtur ndeshjen e kthimit në datë 8 gusht.

Gjithsesi, akoma nuk ka vendim zyrtar për mënyrën sesi do të jetë formati për pjesën e mbetur të këtyre ndeshjeve.

Ndeshja e parë midis Lionit dhe Juventusit përfundoi me rezultatin 1-0.

Bardhezinjtë shpresonin të përmbysnin rezultatin në ndeshjen e kthimit, për faktin se do të kishin një nxitje më tepër, pra faktin që luajnë në shtëpinë e tyre.

Share This Article