Chelsea fiton në “San Siro”, komplikohet kalimi i grupit për Milanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea triumfoi 0-2 në San Siro ndaj Milanit, duke qenë tashmë një hap larg fazës së ardhshme të Champions League. Në anën tjetër, për kuqezinjtë komplikohet kualifikimi teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi.

Kampionët e Italisë u dorëzuan pas vetëm 18 minutash loje, pasi Tomori e la ekipin me një lojtar më pak. Ai u ndëshkua me kartonin e kuq pasi shkaktoi një 11-metërsh, të cilin e ktheu në gol Jorginho. Në minutën e 38, Aubameyang e vulosi rezultatin në 0-2.

Në ndeshjet e tjera të kësaj të marte bie në sy barazimi mes PSG-së dhe Benfica-s 1-1, ndërsa me të njëjtin rezultat u mbyll edhe Shakhtar-Real Madrid.

Share This Article