Juventusi turpërohet në Izrael, gati jashtë Champions

albnews
By
1 Min Read

Juventusi vijon të koleksionojë rezultate negative dhe këtë e ka bërë edhe në transfertën ndaj Maccabi Haifas, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Champions League.

Bardhezinjtë janë mposhtur 2-0 dhe tashmë janë thuajse jashtë kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë. Golat për izraelitët u shënuan të dy në pjesën e parë nga Atzili.

Pas 4 ndeshjeve të para në grupe, Juventusi ka marrë vetëm 3 pikë, ndërsa grupi udhëhiqet nga PSG e Benfica, të cilat kanë nga 7 pikë dhe do të luajnë në mbrëmje së bashku.

Ndërkohë, FC Copenhagen ka befasuar duke ndaluar Manchester City-n në një barazim pa gola.

Share This Article