Chelsea fiton Superkupën e Evropës

albnews
By
1 Min Read

Skuadra e Chelseat ka fituar Superkupën e Evropës, pasi e mposhti Villarrealin 6:5 pas penalltive, në ndeshjen e luajtur të mërkurën në Belfast.

Koha e rregullt e ndeshjes dhe vazhdimetm, përfunduan 1:1 kurse futbollistët e Chelseat ishin më të saktë nga pika e bardhë.

Te Chelsea, penalltinë e humbi vetëm Kai Havertz ndërsa te Villarreali, dështuan Aissa Mandi dhe Raul Albiol.

Skuadra londineze kaloi në epërsi në minutën e 27-të nëpërmjet Hakim Ziyechit, ndërsa Villarreali barazoi me anë të Gerard Morenos (73’). Për Chelsean, kjo është hera e dytë që e fiton Superkupën e Evropës.

Share This Article