Chelsea ngrit trofeun në Baku

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Futbollistët e Chelseat e kanë ngritur sonte trofeun e Ligës së Evropës në Baku.

Chelsea ka fituar sonte kupën e Ligës së Evropës, pasi e mposhtur Arsenalin me rezultat 4-1.

Në ndeshjen e zhvilluar në Baku, goli i parë erdhi në minutën e 49-të nga Olivier Giroud, epërsia e dytë u ngrit nga Pedro Rodriguez (60’) dhe golin e tretë e shënoi nga pika e bardhë Eden Hazard (65’), kurse goli i parë për Arsenalin erdhi Alex Iëobi (69’), për rezultatin 3-1. Derisa mendohej se Arsenali po rikthehej në lojë, ishte Eden Hazard i cili shënoi golin e tij të dytë të në këtë ndeshje (72’), me të cilin rezultat përfundoi takimi.

Në Baku nuk kishin udhëtuar shumë tifozë të dy klubeve angleze, për shkak të largësisë së madhe nga ishulli evropian. Arsenali kishte shitur vetëm 3.500 bileta, kurse Chelsea kishte shitur pak më shumë se 2.000 bileta, transmeton KosovaPress.

Kjo finale ishte shumë e hidhur për lojtarët e Arsenalit, të cilët u panë shumë herë me lot në sy. Kurse Shqiptari Granit Xhaka, pati një paraqitje shumë të mirë, veçanërisht në pjesën e parë, ku bëri shumë pasime të mira, por që nuk u shfrytëzuan nga bashkëlojtarët e tij.

Kjo është hera e parë në histori të futbollit evropian, që në finalen e Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve ndeshen 4 klubet angleze.

Të shtunën në Madrid zhvillohet Liga e Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit./KosovaPress/

Share This Article