Zaev: Negociatat për Prokurorinë kanë dal nga binaret

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se janë thelluar dallimet me opozitën mbi propozim Ligjin për Prokurori Publike.

Sipas Zaev para se marrëveshja të arrihet, VMRO ka dalë me kërkesa të reja të cilat do ta obligonin pushtetin për ligj komplet të ri, gjë e cila për kryeministrin është e papranueshme. Zaev edhe kësaj here bëri apel që konsensusi të arrihet para mbledhjes së Këshillit Evropian ku vendoset për datën e bisedimeve.

Share This Article