Ish-përfaqësuesi i SHBA-së për Kosovën gjatë kohës së luftës, Christopher R. Hill, ka mundësi të emërohet ambasador i SHBA-së në Serbi.
Gazeta serbe “Blic” shkruan se bazuar në burimet e saj, vendimi tashmë është marrë dhe ai do të zëvendësojë ambasadorin Anthony F. Godfrey Në Beograd.
“Në këtë mënyrë, administrata amerikane dërgon mesazhin se ajo kujdeset për Serbinë dhe Ballkanin. Ajo me këtë tregon se pikëpamja dhe kuptimi amerikan për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor po ndryshon”, tha një burim për “Blic”.
Hill është njohës i mirë i çështjes së Kosovës dhe rajonit në përgjithësi. Ai ka shërbyer si ambasador edhe në Shkup e Tiranë ndër të tjera, ndërkohë që ishte përfaqësues i SHBA-së më 1998 e 1999.
Hill në disa raste ka shprehur edhe miqësinë Kosovë – SHBA. Këtë e kishte shprehur më 2013, gjatë një interviste në Prishtinë.
Ajo që dua t’ju siguroj juve është se shumë gjërat në botë ndryshojnë. Bota ndryshon çdo ditë. Por një gjë që kurrë nuk do të ndryshon janë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën. Ne gjithmonë do të jemi afër Kosovës dhe Kosova do të mbetet gjithmonë afër nesh”, pati deklaruar ambasadori Hill më 2013.