Chukwueze jep spektakël në Bernabeu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Samuel Chukwueze ishte ylli që shkëlqeu më shumë në “Santiago Bernabeu”. Sulmuesi nigerian i Villarreal la në hije Karim Benzema apo Vinicius Jr., për t’i dhënë fitoren 3-2 ekipit të tij, me dy gola të mrekullueshëm.

Madrilenët kaluan në avantazh falë një autogoli të Pau Torres (16’), por Chukwueze barazoi pas një driblimi fantastik brenda zonës (39’).

Në fillimin e pjesës së dytë, Vinicius Jr. shënoi golin e dytë për Realin, por reagimi i Villarreal erdhi me Morales (70’) dhe me një tjetër supergol të Chukwueze, i cili mposhti Cortouis nga jashtë zone.

Me këtë humbje, Reali mbetet në vendin e dytë, me 59 pikë, 12 pikë pas Barcelonës kryesuese, e cila ka edhe një ndeshje më pak.

Share This Article