Juve ofron McKennien për Xhakën

albnews
By
1 Min Read

Juventusi ka bërë ofertë për mesfushorin Granit Xhaka. Në fakt, mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se Juventusi i ka bërë Arsenalit një ofertë shkëmbimi, që mund të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për Xhakën, Juventusi i ka ofruar Arsenalit kartonin e mesfushorit amerikan Weston McKennie. McKennie nuk e ka bindur trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili po e sheh Xhakën si përforcim ideal për repartin e mesfushës.

Xhaka ishte pranë transferimit te Roma gjatë afatit kalimtar të verës, por Arsenali refuzoi ofertën e ekipit nga Serie A.

Mesfushori 28-vjeçar, së fundi ka firmosur kontratë të re me Arsenalin, e cila do ta mbajë në klub deri në vitin 2024.

Xhaka është pjesë e Arsenalit prej vitit 2016 kurse këtë sezon ka katër paraqitje në të gjitha garat.

Share This Article