Një çift i “çmendur” ka shpenzuar mbi 23 mijë euro (20 mijë funte) për të krijuar “shfaqjen më të çmendur të dritave të Krishtlindjeve në Mbretërinë e Bashkuar” në oborrin e tyre.
Mes faturave në rritje të energjisë, 64 vjeçari Malcolm Molloy, dhe gruaja e tij Wendy, 62 vjeçare, vlerësojnë se kosto e mbajtjes ndezur të shfaqjes së tyre ekstravagante të dritave gjatë gjithë sezonit të festave do të shkojë deri në 1,162 euro (1 mijë funta) – por ata thonë se kjo nuk u pengon fare për shkak se pas saj qëndron një kauzë.
Ata kanë mahnitur fqinjët dhe miqtë e tyre me ndriçimin e tyre të përpunuar festiv për 20 vjetët e fundit dhe kanë nxitur që shumë vizitorë të udhëtojnë për të parë shtëpinë e tyre në Bromsgrove, Worcestershire nga i gjithë vendi, raporton Mirror.
Çifti kalon javë të tëra duke zbukuruar pronën e tyre me katër dhoma gjumi me 10,000 drita përpara se të inkurajojë dashamirësit të dhurojnë para për qëllime të mira.
Që nga ndezja e tyre e parë festive në 2002, çifti ka mbledhur më shumë se 116,219 euro (100,000 funte) për Spitalin e Fëmijëve në Birmingham dhe bujtinë e tyre lokale.
Në fillim të këtij viti, kishte frikë se shfaqja e njohur do të zbutej në përgjigje të faturave në ngritje të energjisë ose madje do të anulohej tërësisht.
Por çifti nuk pranoi të trembet dhe madje shtoi mijëra drita të tjera për ta bërë spektaklin e këtij viti më të madh se kurrë. Kopshti i tyre është zbukuruar me drerë “verbues”, mjellma, pinguinë, burrë dëbore dhe, natyrisht, Babadimrin dhe sajën e tij.
Çifti pret që shfaqja e dritës e këtij viti të shtojë 1,162 euro (1000 funte) në faturën e tyre të zakonshme – apo rreth 290 euro (250 funte) më shumë se sa paguan vitin e kaluar. Në përpjekje për të ulur kostot, çifti ka kthyer shumë nga dritat në llamba LED dhe do i fikin dritat ditën e Vitit të Ri në vend që t’i ndezin gjatë gjithë janarit.