UNICEF i ka kërkuar qeverisë britanike të dhurojë të paktën 20% të vaksinave të saj antiCOVID-19 në vendet me nevojë urgjente deri në mes të verës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të varianteve të virusit.
“UNICEF UK i bën thirrje qeverisë britanike të udhëheqë me shembull duke u zotuar të ndajë 20% të furnizimit të saj të vaksinave me COVAX nga qershori”, tha ajo në një deklaratë.