Një çift me pushime në Venecia vendosi t’i thoshte lamtumirë qytetit duke u zhytur në Kanalin e Madh dhe përfundimisht u gjobitën dhe u urdhëruan të largoheshin nga qyteti për 48 orë.
Burri 35-vjeçar dhe partnerja e tij 25-vjeçare rumune, të cilët jetojnë në Britani, u zhytën në kanal dhe u vunë re nga gondolierë të cilët kontaktuan policinë. Sipas mediave italiane, çifti u gjobit me 450 euro dhe autoritetet i urdhëruan ata të largoheshin nga qyteti, i cili është një Vend i Trashëgimisë Botërore, për 48 orë, sipas Daily Mail.
Noti në 150 kanalet e Venedikut është rreptësisht i ndaluar për shkak të rreziqeve që paraqesin gondolat dhe anijet. Këshilltarja e sigurisë Elisabetta Pesce i tha gazetës Il Gazzetino: ‘Falënderoj gondolistët për bashkëpunimin dhe raportimin në kohë’.
Rasti ka shkaktuar zemërim nga mbështetësit e grupit të fushatës ‘Venecia nuk është Disneyland’, me vendasit që kërkojnë gjoba më të larta për sjellje të keqe dhe një ndalim të përhershëm të hyrjes për shkelësit.
‘Nuk i duroj dot këto gjëra’, shkroi një grua në faqen e Facebook-ut të grupit. «Kudo që shkojnë, shkaktojnë kaos», vuri në dukje ajo.
Disa banorë u ankuan se gjobat që iu dhanë çiftit ishin shumë të ulëta. «Për të tjerët, kjo do të jetë një nxitje për t’u bërë virale», shkroi një burrë.
Të tjerë nuk ishin të bindur se gjobat do të paguheshin. «Ata duhet të burgosen derisa të paguajnë gjobën dhe pastaj të hipin në aeroplan me rroba banje», shkroi një komentues.