Shkon në 31 numri i të vdekurve nga fundosja e varkës së migrantëve në Kanal

albnews
By
1 Min Read

Autoritetet franceze kanë njoftuar se mbi 30 persona kanë humbur jetën pasi një varkë me migrantë është fundosur në Kanal në afërsi të Calaisit, raportom BBC.

Franck Dhersin, zëvendës-drejtor rajonal i Transportit dhe kryebashkiak i Teteghemit ka thënë se 31 persona kanë humbur jetën dhe dy tjerë ende rezultojnë të zhdukur.

Ai ka folur për agjencinë Reuters.

Migrantët ishin nisur për në Britani.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka pranuar se nuk është bërë mjaftueshëm për të ndalë këtë valë të migrantëve që po kalojnë Kanalin.

Share This Article