City dhe Reali në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi ka avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, falë fitores që e arriti në ndeshjen e parë 3:1 përballë Liverpoolit.

Në duelin e kthimit të çerekfinales të Ligës së Kampionëve, të luajtur të mërkurën mbrëma në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli dhe Real Madridi kanë luajtur pa gola.

Pas kualifikimit në gjysmëfinale, Real Madridi do të përballet me skuadrën e Chelseat për një vend në finale.

Manchester City e ka fituar edhe ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve përballë Borussia Dortmundit me rezultatin identik për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kësaj gare.

Skuadra angleze ka triumfuar edhe në ndeshjen e kthimit me shifrat 2:1 për t’u futur në mesin e katër skuadrave më të mira të Evropës.

Riyad Mahrez (55’) nga penalltia dhe Phil Foden (75’) kanë shënuar golat për Cityn që ishte në disavantazh prej minutës së 15-të kur golin e epërsisë për Dortmundin e shënoi Jude Bellingham. Në gjysmëfinale, Manchester City do të përballet me Paris Saint-Germainin.

Share This Article