Një studim i bërë tek 33 persona që morën vaksinën COVID-19 të Moderna Inc, në provat e hershme tregojnë se antitrupat që nxiti vaksina janë akoma të pranishëm gjashtë muaj pas dozës së dytë, transmeton Albuk TV.
“Aktiviteti i antitrupave mbeti i lartë në të gjitha grupmoshat,” thanë studiuesit.
Ata konfirmuan gjetjet duke përdorur tre teste të ndryshme, sipas një raporti të The New England Journal of Medicine.