City lider i ri i Premier Leagues

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City ka shënuar fitore në udhëtim te Watfordit me rezultatin 3:1.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka marrë pozitën e parë në Premier League me 35 pikë.

Në pjesën e parë kampioni në fuqi shënoi dy gola. Raheem Sterling realizoi në minutën e katërt për 1:0.

Në minutën e 31-të shënoi Bernardo Silva për 2:0. Në pjesën e dytë ishte sërish anësori portugez Silva që realizoi për Cityn për 3:0.

Deri në fund vendasit arritën ta ngushtonin rezultatin në 3:1 me golin e shënuar nga Cucho.

Share This Article