City me ofertë të majme për Haalandin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka nisur negociatat me sulmuesin Erling Haaland. Madje, thuhet se City tashmë i ka bërë ofertë konkrete Haalandit, të cilin po dëshiron ta transferojë në verë.

Mësohet se City i ka ofruar sulmuesit norvegjez kontratë pesëvjeçare me një pagë vjetore prej 25 milionë eurosh.

Haaland pritet të largohet nga Borussia Dortmundi në fund të këtij sezoni përkundër që ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2024. Ai ka shënuar 23 gola në 20 paraqitje për Dortmundin këtë sezon në të gjitha garat.

Share This Article