West Hami frikësohet se mund të mbetet pa liderin e skuadrës

albnews
By
1 Min Read

West Hami mund ta mbetet në verë pa yllin e skuadrës, Declan Rice.

“The Telegraph” raporton se drejtuesit e klubit nga Londra frikësohen se në rast dështimi për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve, mund ta humbasin Ricen.

Për mesfushorin anglez kanë shprehur interesim Chelsea, Manchester Unitedi dhe Man City. 23-vjeçari ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024, me opsion të vazhdimit edhe për një vit.

Tre gola dhe katër asistime është bilanci i anglezit këtë sezon në 28 paraqitje.

Rice vlerësohet rreth 75 milionë euro.

Share This Article